Tiranë- Ambasadorja Britanike në Shqipëri, Fiona McIlëham theksoi sot se progresi në luftën kundër korrupsionit nuk është jetik vetëm për progresin e Shqipërisë drejt BE-së por edhe për fuqizimin e demokracisë.
Në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Transparency International per projektin e tyre “Sistemi i Kontrollit mbi alokimet e buxhetit, si pjese e Strategjise Anti-korrupsion”, të financuar nga Keshilli Britanik dhe Banka Boterore, ambasadorja britanike nënvizoi se “keqpërdorimi i pushtetit – i fondeve publike apo postit – për përfitime personale, tjetërson sistemet demokratike”.
Ambasadorja nënvizoi se “ky projekt është një shembull i qartë i punës ndërgjegjësuese dhe monitoriuese kundër korrupsionit, e cila kërkohet edhe nga Raporti i Progresit të vitit 2011”.
Ambasadorja nënvizoi se, “pas planit te veprimit, ngritjes se institucioneve dhe mjeteve kundër korrupsionit, vëmendja tani eshte e përqendruar tek zbatimi dhe veprimi konkret: “Zbatimi i strategjisë anti-korrupsion të qeverisë dhe veprimi për të hequr pengesat për hetimet …duke përfshirë imunitetin e gjyqtarëve, deputetëve dhe zyrtarëve”.
Ambasadorja theksoi se “Reforma e besueshme dhe e qëndrueshme kërkon angazhimin dhe mbikqyrjen e medias dhe shoqërisë civile”.
Ajo shtoi se jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar po edhe kudo në botë “fuqia popullore e angazhimit civil për të mbështetur ndryshimin po bëhet gjithmon e më e dukshme.”
Monday, 13 February 2012 15:46