Moskë – Temperatura në Moskë zbriti në minus 30 gardë Celsius, kumtoi Shërbimi hidrometeorologjik i kryeqytetit rus.
Ky është rekord i ri për shkurtin më të ftohtë deri tani. Në shumë pjesë të Moskës zhiva në termometër zbriti në minus 32 gradë Celsius. Të shtunën, temperatura në kryeqytetin e Rusisë për herë të parë ra nën minus 30 gradë Celsius prej fillimit të dimrit.
Meteorologët tashmë kanë prognozuar se nata e së dielës drejt të hënës mund të tregohet si më e ftohta në Moskë gjatë këtij dimri.
Temperatura më e ulët e matur deri tani në Moskë më 13 shkurt është paraqitur minus 29,3 gradë, temperaturë e matur edhe në vitin 1911. Trembëdhjetë shkurti më i nxehtë është vërejtur në vitin 1939 dhe 1972, kur termometrat tregonin 3,5 gradë Celsius.
Monday, 13 February 2012 09:08