Lajme Shqip Monday, 30 January 2012 16:12

Beverly Hills – Ylli i muzikës pop, Rihanna, ka shpenzuar një thes të mirë parash për të blerë një portret gjigand të bukuroshes legjendare Marilyn Monroe, portret i formuar me 65 mijë kristale.

Portreti prej 1.5 metrash-katror, i porositur enkas nga Rihanna, dhe me një vlerë prej 119.000 euro, është vepër e artistes britanike Claire Milner.

Portreti që tashmë ndodhet në rezidencën e saj luksoze në Beverly Hills e ka mrekulluar Rihannën. Një vepër artistike që falë kristaleve merr vazhdimisht ngjyra të ndryshme dhe rrezaton në të gjithë dhomën e saj.

Një portret me kristale 100% Swarovski, që të mahnit me rrezatimin e larmishëm të ngjyrave të ylberit… Një vepër të tillë, vetëm VIP-a si Rihanna mund ta kenë! (LajmeShqip.com)