Prishtinë- Nesër do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku me kërkesë të grupit parlamentar të PDK-së dhe me mbështetjen e grupeve tjera parlamentare, pritet të votohet një rezolutë, me të cilën Kuvendi i Kosovës zotohet se do t’i kryej të gjitha obligimet që dalin nga procesi i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur. 
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi theksoi se rezoluta në fjalë, kërkon nga institucionet e Kosovës që të marrin të gjitha përgjegjësitë të cilat do të ndihmojnë në heqjen e pavarësisë së mbikqyrur.
Visar Ymeri, shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, tha se kjo rezolutë është refuzuar nga ky subjekt, për shkak se ajo nuk sqaron se cilat obligime duhet t’i marrë Kuvendi.
Monday, 30 January 2012 14:26