Lajme Shqip Monday, 30 January 2012 14:04

Beograd- Serbia ende nuk ka qëndrim zyrtarë nëse do të mbahen zgjedhjet parlamentare edhe në Kosovë dhe këtë e ka bërë të ditur i ashtuquajturi Ministri për Kosovë Goran Bogdanoviç.

Sipas tij qeveria e Serbisë nuk ka diskutuar ende nëse zgjedhjet parlamentare do të mbahen edhe në territorin e Kosovës.

“Institucionet serbe janë shtyllë e ekzistencës kombëtare të Serbisë në Kosovë, prandaj, gjithë energja duhet investuar në ruajtjen e institucioneve, por është i nevojshëm edhe racionalizimi i tyre, sepse zgjedhjet nuk mund të mbahen në komunat ku nuk jetojnë serbët”, ka thënë Bogdanoviç.

“Serbia është kundër referendumit në veri, të cilin e kanë planifikuar ta mbajnë të ashtuquajturit, përfaqësues të serbëve të Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit, në të cilin, serbët do deklaroheshin nëse pranonin autoritetin e Prishtinës në veri apo jo” ka thënë i ashtuquajturi ministri për Kosovë.