Lajme Shqip Monday, 30 January 2012 13:13

Prishtinë – Prokurorja e Shtetit të Kosovës, Zyhra Ademi, u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme.

Me këtë rast, kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, organizon sot në Prishtinë një mbledhje përkujtimore.

Zyhra Ademi ka lindur në Mitrovicë në vitin 1954, kurse Fakultetin Juridik në Prishtinë e ka mbaruar në vitin 1979. Ajo e mbante postin e Prokurores që prej vitit 2005.

Përcjellja për në banesën e fundit të së ndjerës bëhet sot në varrezat e qytetit në Mitrovicë.