Vlorë – Policia e Vlorës ka vënë në pranga 37 vjeçarin Qetsor Ferunaj, fituesin e edicionit të dytë të Big Brother Albania.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur Ferunaj ështe vënë në pranga në Orikum sëbashku me tre persona të tjerë, për prerjen e tubove të hekurit në pronësi të Drejtorisë së Ujërave, përgjatë rrugës në bregdetin e kësaj zone, tubo të cilët shërbenin për vaditje.
Rreth orës 11:00 nga shërbimet e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë janë kapur në flagrancë duke prerë disa tubo hekuri, që ndodheshin përgjatë rrugës që të çon në bregdetin e Orikumit, shtetasit, 22 vjecarin Daniel Sadikaj, 28 vjecarin Gjovalin Mikaj dhe 24 vjecarin, Arsen Fisti.
Në një njoftim për mediat, blutë e Vlorës sqarojnë se këta 3 persona ishin punësuar për prerjen e tubove nga Qetsor Ferunaj, i cili është ndaluar me akuzën e “vjedhjes”.
Monday, 30 January 2012 12:09 