Lajme Shqip Monday, 30 January 2012 10:04

Otavë – Një burrë dhe një grua me origjinë nga Afganistani janë shpallur fajtorë në Kanada për vrasjen e tri vajzave të tyre adoleshente dhe gruan e parë të babait të tyre.

Mohammad Shafia, gruaja e tij Tooba Mohammad Yahya dhe djali i tij i madh Hamed janë dënuar me 25 vjet burg pa kusht.

Gjykatësi në Ontario tha se “vrasjet e turpshme rezultuan nga një koncept i shtrembëruar i nderit”.

Babai konservator mësohet se përplasej me të bijat në shumë çështje, përfshirë takimet dhe veshjet e tyre.