Lajme Shqip Sunday, 29 January 2012 11:45

New York – Ajo mund të jetë shumë e famshme për ngjitjet e saj në skenë me veshje mjaft të rafinuara, por paraqitja e saj e djeshme ka qenë një imazh shumë larg asaj të miliarderes që njohim të gjithë.

Madonna, 53-vjeçarja që shpesh here ngjitet në skenë me veshjet e stiluara nga stilistët më të famshëm, është shfaqur me veshjen e një repere, tipike për një adoleshente.

E ndjekur nga fëmijët që i vinin pas, ishte e vështirë të dalloje se kush ishte prindi në atë kolonë! (LajmeShqip.com)