Lajme Shqip Sunday, 29 January 2012 20:00

Mund tё marrёsh vitamina sa tё duash, pasi vetёm mirё tё bёjnё?…

Studimet e fundit kanё treguar se konsumimi i shumtё i vitaminave pёr njё njeri nuk tregon domosdoshmёrisht shёndet tё mirё. Ështё e vёrtetё qё vitaminat janё me rёndёsi jetёsore, por njeriut i nevojiten vetёm sasi tё caktuara, qё trupi tё funksionojё nё mёnyrё optimale. Njё ushqyerje e ekuilibruar ёshtё mёse e mjaftueshme.

Multivitaminat janё alternativё e mirё… Gabim!

Nёse nuk vёrtetohet mungesa e vitaminave nё organizёm, shtesat multivitaminoze mё tepёr dёmtojnё se sa ndihmojnё. Studjuesit skandinavё kanё vёrtetuar rritjen e vdekshmёrisё si pasojё e pёrsorimit tё tyre. Nёse mendoni se keni mungesё tё njё vitamine, kёshillohuni nё radhё tё parё me mjekun se si mund ta kompensoni mungesёn e tyre me ushqim natyral.

Frutat BIO kanё mё shumё vitamina. E vёrtetё, por…

Ndryshimet me frutat dhe perimet e zakonshme janё shumё tё vogla. Mё e rёndёsishme ёshtё se sa tё pjekura janё ato nё momentin e mbledhjes dhe sa shpejt ato janё nё dispozicion tё njerёzve. Sa mё vonё mbledhjes tё pёrdoren frutat dhe perimet, aq mё tё ulta janё sasitё e vitaminave qё pёrmbajnё ato. Ndaj kёshillohet qё tё konsumohen gjithnjё  frutat e stinёs dhe mundёsisht tё vёndit, sepse ato mbёrrijnё shpejtё tek ju.

Zarzavatet nuk pёrmbajnё mё vitamina, sepse toka ёshtё shpёrlarё pёr shumё arsye. Gabim!

Ky pretendim i takon pёrfundimisht botёs sё pёrrallave. Vitaminat nuk gjenden nё tokё, bimёt i prodhojnё ato nё qelizat e tyre gjatё rritjes.

Vitamina C ndihmon kundёr ftohjes dhe gripit. Po dhe jo!

Duhet tё dallojmё: tё parandalosh njё ftohje me anё tё vitaminёs C, nuk mundemi. Por, kur jemi tё ftohur, marrja e vitaminёs C ndihmon organizmin pёr tё rigjeneruar forcat imune tё tij dhe gripi kalon mё shpejt. Burim i mirё pёr vitaminёn C janё: specat e kuq, lakra e kuqe, lakra e bardhё, portokallet dhe frutat qitro.

Tё moshuarit kanё mё shumё nevojё pёr vitamina? E vёrtetё.

Mbi moshёn 50-vjeç ulet aftёsia e zorrёs pёr tё pёrthithur vitaminat. Pёr vitaminёn B12 kjo vjen edhe sepse stomaku i tё moshuarve prodhon mё pak acide, tё cilat janё pёrgjegjёse pёr pёrthithjen. Gjithashtu, organizmi lidh deri mё 50% mё pak vitaminё D nё lёkurё. Kjo mangёsi mund tё rekuperohet nёse qёndrohet 50% mё gjatё nёn rrezet e diellit, qё do tё thotё afёrsisht 40 minuta.

Mungesa e vitaminave mund tё matet nё gjak. Po dhe jo!

Kjo vlen pёr disa vitamina si C, D, dhe E. pёr vitaminat si A dhe B12, mjekёve u duhet tё bёjnё edhe teste tё tjera pёr tё pёrcaktuar saktё statusin e tyre.

Nuk mund tё kemi mbidozё tё vitaminave nё organizёm. Gabim!

Si vitaminat e tretshme nё yndyrё dhe ato nё ujё, kanё njё kufi maksimal tё pёrqёndrimit qё duhet tё kenё nё organizёm. Kёshtu, sasi tё mёdha tё vitaminёs C mund tё rrisin riskun pёr kancer. Nё vitin 1970, fituesi i çmimit Nobel, Linus Pauling pretendonte qё sasi tё mёdha tё vitaminёs C parandalojnë kancerin. (Linus vdiq se u sëmur nga kanceri i prostatës) Sot dihet qё sasitё e larta tё vitaminёs C nxjerrin nga loja sistemin imun natyral. (LajmeShqip.com)