Venat varikoze janё vena tё zgjeruara dhe tё pёrdredhura. Çdo venё mund tё bёhet varikoze, por ato qё preken mё shpesh janё venat e gjymtyrёve tё poshtme. Kjo, pёr shkak tё qёndrimit tё gjatё nё kёmbё, i cili rrit presionin nё venat e kёmbёve.
Ka disa masa qё mund t’i merrni pёr tё ulur shqetёsimet e shkaktuara nga variçet, masa tё cilat nё tё njёjtёn kohё ndihmojnё nё parandalimin e zhvillimit tё tyre.
Nё masat qё duhet tё merrni pёrfshihen:
1- Aktiviteti fizik
Lёvizja me kёmbё, p.sh tё ecurit ёshtё njё metodё shumё e mirё pёr tё pёrmirёsuar qarkullimin e gjakut nё kёmbё.
2- Kujdes peshёn dhe dietёn tuaj
Kilogramёt e tepёr ushtrojnё njё peshё tё madhe nё kёmbёt tuaj, duke ushtruar presion nё vena. Dieta ushqimore ndikon dukshёm. Duhet ndjekur njё dietё me pak kripё pёr tё eleminuar sasitё e tepёrta tё ujit nё organizёm.
3- Kujdes me veshjet
Shmangni takat e larta. Kёpucёt me takё tё ulёt ndihmojnё muskujt duke ndikuar drejtёpёrdrejtё nё vena. Mos vishni rroba shumё tё ngushta nё bel apo kёmbё pasi ato mund tё kufizojnё fluksin e gjakut
4- Ngrini kёmbёt
Pёr tё pёrmirёsuar qarkullimin e gjakut nё kёmbёt tuaja, bёni pushime tё shkurtra duke ngritur kёmbёt mbi nivelin e zemrёs, psh shtrihuni dhe lёrini kёmbёt tuaj tё pushojnё mbi 3-4 jastёkё tё vendosur njёri pas tjetrit
5- Shmangni periudhat e qёndrimit tё gjatё nё kёmbё
Vёrini qёllim vetes tё ndryshoni vazhdimisht pozicion pёr tё inkurajuar qarkullimin e gjakut. Pёrpiquni tё lёvizni çdo 30 minuta apo mё shumё
6- Mos u ulni kёmbёkryq
Shumё mjekё rekomandojnё qё ky pozicion dёmton qarkullimin e gjakut. (LajmeShqip.com)
Sunday, 29 January 2012 16:00 