Myku zakonisht hyn tek sëmundjet sezonale të pranverës, aq më tepër tek ato të verës. Ai lidhet direkt me shtimin e djersës nё këmbë, hiperdjersitjes. Kjo gjë ndodh zakonisht tek personat që ecin shumë, që rrinë në këmbë gjatё, mbajnë tё veshur çizme dhe këpucë për një pjesë të madhe të ditës.
Myku fillimisht shfaqet midis gishtave të këmbës, sidomos midis gishtit të tretë dhe të katërt.
Shenjat e mykut fillojnё duke shfaqur një cipë të bardhë, qё mё vonё skuqet dhe pastaj çahet. Njerëzit, si rezultat i kësaj patologjie, fillojnë dhe ankohen për dhimbje edhe djegie. Kjo pёrbёn fazёn e parë tё zhvillimit të sëmundjes. Mё pas, nёse myku ka hyrë në organizëm, problemet me të fillojnë të shfaqen edhe tek duart.
Për të bërё parandalimin e mykut, në radhë të parë duhet mbajtur higjena, çdo njeri duhet të lajë këmbët rregullisht. Në rast se shihen shenja të djersës, mund të përdoren solucione kundër saj. Për këtë janë të këshillueshme solucioni i kastellanit dhe i betadinës. Në këtë mënyrë i paraprihet sëmundjes.
Personave qё u djersijnë shumё kёmbёt, sidomos ushtarakëve, u këshillohet qё të përdorin pudër anti-mykotike, kjo për dy efekte, e para mban këmbën e thatë dhe e dyta nuk lejon fillimin dhe zhvillimin e rritjes së mykut. Me përdorimin e pudrës në një fare mënyre ulet risku i krijimit tё mykut.
Myku mund tё konsiderohet si njё sëmundje profesionale, pasi shoqёron tё gjithё njerёzit qё janё tё detyruar tё mbajnё kёpucёt nё kёmbё pёr njё kohё tё gjatё. Pёr kёtё arsye, këpucët më të këshillueshme janë sandalet, këpucët me vrima dhe përdorimi i çorapeve të pambukut. Pёrdorimi i çorapeve sintetike ёshtё armiku numёr 1 i lëkurës, pasi ato duke mos lejuar ajrosjen e kёmbёs, shkaktojnё hiperdjersitje.
Në mjekësi thuhet është më mirë të parandalosh, se sa të kurosh. (LajmeShqip.com)
Saturday, 28 January 2012 13:15 