Lajme Shqip Friday, 27 January 2012 15:29

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është kthyer në Kosovë nga Austria. Në mbledhjen të qeverisë, ai ka akuzuar të gjithë ata që ditët e fundit kanë folur për heqjen dorë nga Republika me marrëveshjen e fundit me Serbinë.

“Këta zëra që i kam dëgjuar, nuk janë gjë tjetër, pos të injorantëve, disfatistëve dhe atyre që nuk besojnë në asgjë”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe i tillë do të prezantohet kudo dhe kurdo.

“Kushtetuta dhe ligji është krejt çfarë ne mbështetemi e do t’i respektojmë” ka thënë kryeministri Thaçi.