Lajme Shqip Friday, 27 January 2012 11:18

Sekretet nuk duhet të zënë vënd në një lidhje, por mos të harrojmë që çdo fillim është i vështirë dhe secili nga ne ka sekretet e veta.

Në mënyrë që t’i jepni marrëdhënies kohë të forcohet dhe të krijohet besimi i dyaanshëm, jo çdo gjë mund të thuhet që në takimin e parë. Disa nga temat që një mashkull nuk ka dëshirë të diskutojë me ju janë:

– Problemet në familje

Nëse takimin tuaj të parë doni t’a bëni të paharrueshëm duhet t’i evitoni diskutimet mbi familjen.

– Ti më pëlqen

Gjëja më e shpeshtë që mund të keni dëgjuar është ‘Ti më pëlqen’. Nëse është e vërtetë se ai të ka qejf, do të të propozojë të ritakoheni.

– Është në kërkim të një lidhjeje

Meshkujt dëshirojnë të ndjehen mirë dhe të relaksuar në takimin e parë, kështu që po të pranonin se po kërkojnë një marrëdhënie të qëndrueshme do të ndjeheshin në siklet.

– Eksperiencat e këqija

Duhet të jeni koshient se për të ndarë me ju këto momente delikate, do të duhet më shumë se një takim. (LajmeShqip.com)