Lajme Shqip Friday, 27 January 2012 11:06

Tokio – Një tërmet me intensitet prej 5,1 ballësh, sipas shkallës Rihter, e ka goditur dje pjesën qëndrore të Japonisë, në afërsi të Tokios.

Drejtoria kombëtare për meteorologji paralajmëroi për rrezik nga cunami, por pas disa minutash e anuloi paralajmërimin.

Ende nuk janë kumtuar viktima apo dëme materiale të shkaktuara nga tërmeti.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Oqeanin Paqësor, afër bregut të prefekturës fqinje të Tokios, Çiba, në dhjetë kilometra nën thellësinë e detit. Lëkundjet janë ndjerë në 10 nga gjithsej 47 prefekturat.