Lajme Shqip Friday, 27 January 2012 10:20

New York – Kërkesa e automobilave për udhëtarë në Evropën Perëndimore këtë vit do të bjerë me 6,2 përqind në krahasim me vitin 2011, si pasojë e dobësimit të treguesve ekonomikë kryesorë, ndërkohë që në vitin 2013 kërkesa në këtë rajon pritet të përmirësohet me 3 përqind, theksohet në raportin e Agjencisë ndërkombëtare të rejtingut “Mudis”.

“Presim rënie prej 6,2 përqind me 13,4 milionë automobila në vitin 2012, ndërkohë, në parashikimin paraprak të shtatorit është pritur rritje zero”, deklaroi përfaqësuesi i agjencisë “Mudis” Folk Frej.

Ai shtoi se rritje më serioze pritet në Francë me 10 përqind, në Itali dhe në Britaninë e Madhe me 7 përqind. Koncernet e automobilave të atyre vendeve do t’i godasin masat për  kursim të qeverive të tyre, por edhe situatën e vështirë ekonomike dhe rënien e konsumimit të shpenzimeve.

Përkundër zvogëlimit të parashikimeve për tregun evropian, “Mudis” mbajti parashikime të qëndrueshme në lidhje me industrinë e automobilave botërore.

“Mudis” rriti vlerësimin e rritjes të kërkesës të automobilave në Japoni në 19,7 nga 7,3 përqind, aq sa parashikoi në shtator.