Prishtinë – Ai po quhet Don Zhuani i femrave. Sa herë është me një femër në krah, e shpallin të lidhur me të!
Ky është futbollisti Lorik Cana. Është gjithmonë i lumtur dhe i pëlqen të jetë ambicioz kur ndodhet në fushën e blertë.
I pëlqen të kalojë disa ditë relaksimi në Gjakovën e tij ku ka lindur; është krenar që është shqiptar dhe këtë e tregon kudo. I simpatizon shumë njerëzit që kanë besim në forcën e tij.
Ndërsa për partneren e tij të jetës ai është shprehur vetëm se, ‘dëshiroj që të jetë nga Evropa’.
I urren thashethemet, që për të kanë qenë të shumta dhe, i urren njerëzit mendjemëdhenj duke qenë se ai në natyrë është njeri i thjeshtë.
Ndërsa, përsa i pëket ndarjeve territoriale të vendeve shqiptare ai është kundër, prandaj edhe përkrah Aleancën Kuq e Zi!
Friday, 27 January 2012 09:00 