Prishtinë – Edhe në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar PDK – Vetëvendosje në Kuvend.
Me të nisur seanca e sotme deputetit i PDK-së, Bekim Haxhiu kërkoi fjalën ndërsa në deklaratat e tij shtroi disa pyetje për liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti rreth takimeve të tij me serbët gjatë vitit 2004. 
Sipas Haxhiut i njohur edhe si “Kamishi”, Kurti gjatë gjithë kohës ka mbajtur të fshehura këto çështje ndërsa tha se ka vendosur t’i publikoj pasi sipas tij Kurti në vazhdimësi po thirret në transparencë , njofton Indeksonline .
“Z. Kurti është mirë të sqaroni takimit tuaj me serbët në Klinë. Zoti Kurti Policia e Kosovës në vitin 2004 ju ka ndaluar me një makinë së bashku me disa serbë ndërsa në bagazhin tuaj kishte dokumente dhe shishe të verës suxhuk e gjëra tjera ushqimore. Dua që t’i sqaroni qytetarëve të Kosovës qëllimin e këtij takimi ishe për piknik me serbët apo ndonjëri nga bashkudhëtarët tuaj ishte bashkëpunëtor i BIA-së”, ka pyetur Haxhiu, Kurtin.
Më pas deputeti Haxhiu ka përmendur edhe lirimin nga burgu i Serbisë të Albin Kutit. Sipas tij Kurti pas lirimit ka vazhduar të mbajë kontakte me një grua serbe në Prishtinë, dhe e njëjta grua e ka vizituar edhe në burgun e Serbisë.
“Me datën 28 shtator 2011 përmes autobusit të linjës Beograd – Prishtinë ju keni marrë një korrespodencë me pako në zarf si dhe këtë e ka pranuar Dardan Mulliqaj e dedikuar për ju në stacionin e autobusëve në Prishtinë, andaj do të ishte mirë që t’i sqaroni qëllimet dhe përmbajtjen e këtij zarfi që ta ka dërguar vajza e njëri prej ministrave të Millosheviqit”, ka pyetur mes tjerash Haxhiu. Ai ka thënë se ka për këtë ka dëshmitarë dhe dëshmitari sipas tij është i gatshme të dëshmojë.
Thursday, 26 January 2012 18:02