Këngëtarja kosovare Rita Ora, që jeton në Londër, këtë vit do të jetë njëra prej artisteve të cilat pritet të bëj bum në skenën ndërkombëtare të muzikës.
Kësisoj, ajo është renditur në listën që revista më e njohur e muzikës ’Rap- Up’ ka krijuar për 10 këngëtarët të cilët pritet të bëjnë namin këtë vit. Në këtë listë e dyta është këngëtarja Rita Ora, e cila me hitin e saj të fundit “Hot Right Now” ka më shumë se 2 milionë e gjysmë shikime në YouTube. Në vendin e parë të kësaj liste gjendet reperi A$AP Rocky, i cili vitin e kaluar kishte bërë këngën “Peso”. Menjëherë pas tij vjen këngëtarja kosovare Rita Ora, ku sipas sajtit cilësohet si një “femër fatale” me një buzëqeshje vrasëse.
“Njëzet e dy vjeçarja mund të jetë një biondinë me buzë fantastike, por ajo është shumë më shumë sesa një femër e bukur”, shkruan revista. Në këtë tekst Rita Ora përshkruhet si një vajzë nga Kosova e cila mund të tregoj se ky vend ka shumë për të dhënë. Kësisoj, Rita po ia zbardh fytyrën Kosovës.
“Çfarë mund t’ju them është se publiku duhet të mbaj sytë tek kjo këngëtare, sepse çfarëdo që do të sjellë do të jetë me siguri një hit. Dhe deri sa Rita të sjellë diçka të re, ju mund të kënaqeni me këngën e mrekullueshme që në YouTube po bën namin,” shkruan revista.
Në listën e dhjetë artistëve që këtë vit pritet të bëjnë namin janë edhe këngëtari D-Why, Neon Hitch, Bei Maejor, Azealia Banks, Future, Iggy Azalea, Luke James dhe Jhene Aiko. (LajmeShqip.com)
Thursday, 26 January 2012 16:39 