E ftuar në një program televiziv në Francë, këngëtarja franceze Vanessa është shprehur mjaft e revoltuar ndaj lajmit që mediat kanë përhapur kohëve të fundit.
“Është një thashethem që mund t’i shkaktojë shumë dëme familjes sime… Nuk është aspak e vërtetë që unë dhe Johnny ndahemi gjatë dimrit dhe bashkohemi sërish gjatë verës! Mediat duhet të gjejnë diçka tjetër për t’u marrë, nëse duan të tregohen profesionistë,” ka thënë Vanessa gjatë intervistës së saj.
Vanessa, 39, dhe Depp, 48, bashkëjetojnë prej 14 vitesh dhe kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Ata nuk kanë bërë asnjëherë celebrim me njëri-tjetrin. (LajmeShqip.com)
Thursday, 26 January 2012 14:50 