Beograd- Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Slavica Gjukiç Dejanoviç thotë se edne nuk është marrë vendimi se a do të mbahen zgjedhjet lokale të Serbisë edhe në Kosovë dhe ka vlerësuar se ky do të jetë vendim politik. 
“Shpallja e zgjedhjeve në territorin Kosovës është çështje politike dhe shikuar juridikisht, natyrisht se Kosova është territor i Serbisë, por megjithëkëtë ne nuk mund të mbyllen krejtësisht sytë para realitetit, i cili është çfarë është, dhe me siguri se do të merret vendimi politik se a do të mbahen zgjedhjet edhe nëpër komuna në Kosovë”, ka thënë ajo, njofton B92.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë ka përsëritur se zgjedhjet parlamentare dhe ato që ajo i ka quajtur zgjedhje krahinore, në Serbi, do të mbahen deri më 11 maj.
E ashtuquajtura bashkësi komunash në Kosovë ka ftuar autoritet serbe të Beogradit që të shpallen zgjedhjet lokale në Serbi.
Thursday, 26 January 2012 15:00