Lajme Shqip Thursday, 26 January 2012 12:34

Kosovë – Në qarqet e estradës shqiptare së fundmi është ngritur një shqetësim sipas të cilit shumë këngëtarë po arrijnë me miliona klikime duke lënë vend për dyshime.

Sipas një njoftimi të bërë nga Telegrafi, promovuesi i koncerteve dhe njeriu që njeh mirë zhvillimet rreth estradës Nexhat Morina, ka pohuar në profilin e tij në Facebook se estrada paguan hakera nga Azia për të shtuar shikimet nëpër videot e tyre në YouTube.

“Lajm i mirë: Estrada dhe shumë yje të Kosovës u paguajnë shuma të mëdha parash hakerëve aziatik për të shtuar klikimet e tyre në YouTube,” ka shkruar Morina në Facebook.

Nuk është hera e parë që ngrihen shqetësime të tilla. Në të kaluarën artistët kanë akuzuar njëri-tjetrin për shtim të klikimeve në mënyrë ilegale. Edhe kësaj here… është hera e parë që ndodh përsëri!