Gornja Maoca-Policia në Bosnje Hercegovinë kreu dje kontrolle në një fshat në veri të vendit në kërkim të provave që kanë lidhje me sulmin ndaj ambasadës amerikane në Sarajavë ne tetor të 2011-ës. 
23 vjeçari Mevlid Jasareviç, qëlloi kundër ambasadës me një kallashnikov përpara se të qëllohej nga policia dhe të arrestohej. Një oficer policie mbeti i plagosur ndërsa plumbat goditën murin e ambasadës.
Avokati i atentatorit, ka thënë se Jasareviç donte të bëhej martir. Sipas tij, ai ka vepruar i vetëm.
Por policia dyshon se ka dhe persona të tjerë të përfshirë, ndaj operacioni i djeshëm kishte për qëllim gjetjen e provave mbi bashkëpunëtorë të mundshëm.
Jasareviç, i cili u dënua për grabitje në Austri në vitin 2005 dhe më pas u dëbua për në Serbi, besohet të ketë hyrë në Bosnje mëngjesin e ditës kur kreu sulmin.
Zyrtarët e sigurisë besojnë se ai takoi disa ndjekës të lëvizjes Wahhabi në fshatin Gornja Maoca në fillim të vitit të kaluar.
Shumë të rinj myslimanë boshnjakë, veçanërisht nga zonat rurale, i janë bashkuar kësaj lëvizje nën ndikimin e luftëtarëve të huaj, shumë prej të cilëve u larguan nga Bosnia pas luftës n ë 95-ën. Jasareviç vazhdon të jetë ende nën arrest në Sarajevë. (LajmeShqip.com)
Thursday, 26 January 2012 11:20