Lajme Shqip Wednesday, 25 January 2012 20:00

Los Angelos – Është e vërtetë që ai posedon një makinë “Aston Martin”, pi martini dhe vishet me kostumet më të reja, por duket se edhe agjentin më të famshëm sekret në botë e ka prekur kriza.

Në fakt, producentët e filmit të ri ‘James Bond’, kanë zvogëluar buxhetin me një shumë mjaft të madhe. Ata kishin planifikuar që filmi i ri “Skyfall” të regjistrohej në gjashtë vende të ndryshme me famë botërore, por tashmë kanë hequr dorë.

Në plan kishin që të vizitonin Indinë, Kinën dhe Balin, për të regjistruar skena të caktuara në plazhet e famshme të këtyre vendeve, por për shkak të mungesës së fondeve kanë vendosur që këto tri vende t’i zëvendësojnë me disa plazhe të Britanisë së Madhe.

Pavarësisht faktit se nuk do të filmohet në vende ekzotike, të gjithë janë të bindur se ky do të jetë një nga filmat më të mirë në lidhje me Agjentin Sekret 007.