Lajme Shqip Wednesday, 25 January 2012 19:00

New York – Sa para jeni në gjendje t’i ndani për një bluzë me mëngë të shkurtra? A janë 400 mijë dollarë shumë për të?

Në fakt, aq kushton bluza “luksi superior”, e punuar nga pambuku organik dhe e zbukuruar me diamantë.

Sigurisht që në çmim nuk është llogaritur vetëm pambuku organik, por edhe zbukurimet prej diamantëve të bardhë dhe të zinj, vlera e të cilëve i kalon nëntë karatët. Kjo bluzë është prodhuar me anë të proçesit i cili redukton ndotjen e ajrit me 90 përqind.

Ky prodhim ekologjik, jo vetëm që mbron ambientin, por është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave.