Prishtinë-Bora që po bie në Kosovë, po vështirëson qarkullimin në rrugët rajonale dhe magjistrale.
Kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve po bëjnë maksimumin e tyre për një qarkullim të lirë të veturave.
Bora që po vazhdon të bie në Kosovë, ka vështirësuar komunikacionin në akset rrugore, sidomos në ato magjistrale dhe në vendkalimet kufitare.
Zëdhënësja e policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi thotë se vështirësitë më të mëdha janë në vendet rurale dhe në disa vendkalime kufitare, siç është ai të Dheu i Bardh dhe ai në Glloboçicë.
Reshjet e pandërprera të borës, kanë vështirësuar edhe qarkullimin edhe në kryeqytet. Komuna e Prishtinës ka të kontraktuara tri kompani për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, të cilat janë në teren duke hedhur krip dhe duke pastruar të gjitha rrugët e kryeqytetit.
Një mot me borë me temperatura të ulëta deri në minus 17 gradë celisues, do të na shoqëroj edhe gjatë ditëve të ardhshme thonë zyrtarë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Nga ana tjetër, gjendje stabile është në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas zëdhënësit Altin Ahmeti të gjitha fluturimet janë duke u bërë me kohë.
Ndërkohë, zyrtarë të policisë së Kosovës bëjnë apel tek të gjithë qytetarët që të respektojnë kufijtë e shpejtësisë së lejuar, e në raste të ngricave dhe borës, shpejtësinë ta përshtatin me kushtet e rrugës. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 25 January 2012 14:00