Lajme Shqip Wednesday, 25 January 2012 11:31

Ooh la la!! Hidhini një sy koleksionit të rrobave të banjos dhe bëhuni gati të zhyteni në thellësinë e detit.

Edhe pse stina e nxehtë është disa muaj larg, kur shikon fotot e këtij koleksioni të lind dëshira për detin, rrezet e diellit, ngjyrën çokollatë të lëkurës e çdo gjë tjetër që na ofron vera.

Ky koleksion është shumë i veçantë dhe është një risi në industrinë e modës. Ngjyrat e ëmbla janë të kombinuara këndshëm me njëra-tjetrën.

Ka ardhur koha ta sundoni detin dhe të zgjidhni edhe ju ngjyrën dhe formën e kostumit të plazhit. Cila prej tyre ju pëlqen më shumë? (LajmeShqip.com)