Në 4 vitet e ardhshëm shtetit shqiptar i duhet të paguajë edhe 60 milionë dollarë ndaj vendeve si Rusia, Kina, Sllovenia apo Maqedonia. Kjo pagesë e shtetit shqiptar i detyrohet njohjes së borxheve tregtare të periudhës së komunizmit në Shqipëri.
Drejtori i Borxhit në Ministrinë e Financave, Xhentil Demiraj, tha se, njohja dhe shlyerja e borxheve të kësaj periudhe, vjen si detyrim nga fakti se vendi ynë tashmë ka hyrë në tregun e eurobondeve.
Vlera totale e borxhit që shteti shqiptar kishte ndaj vendeve të Bashkimit Sovjetik, Kinës dhe Jugosllavisë u vlerësua pas viteve 90 në një vlerë rreth 700 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e këtij borxhi iu fal Shqipërisë gjatë viteve ‘91-‘95.
Pas vitit ‘95, shteti shqiptar nisi shlyerjen e borxhit, që në atë kohë arrinte vlerën e 230 milionë dollarëve. Deri tani, shteti shqiptar ka shlyer rreth 170 milionë dollarë ndërsa i mbeten që deri në vitin 2015 të shlyejë edhe 60 milionë të tjera.
Tuesday, 24 January 2012 20:30 