Ankara-Ka reaguar kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan i cili tha sot se ligji francez shkel vlerat e Bashkimit Europian. Sipas tij për Turqinë ky ligj nuk ekziston.
Duke folur para grupit parlament të partisë së tij në Ankara, Erdogan tha se megjithatë nuk kanë humbur shpresat që ligji të anulohet.
Duke iu referuar rishikimit kushtetues te ligjit, Erdogan beri thirrje per masa te metejshme ndaj Frances.
“Kjo eshte nje padrejtesi edhe per historine europiane dhe tashme eshte nje problem diskriminimi dhe racizmi”-tha ai. Kryeministri turk shtoi se Ankaraja do te beje gjithçka është mundur për të arritur një abrogim të ligjit.
Edhe ministri i jashtëm turk ka deklaruar se Ankaraja do të tregojë reagimin e saj në çdo platformë.
Tuesday, 24 January 2012 18:30