Lajme Shqip Tuesday, 24 January 2012 16:30

Prishtinë-Qeveria duhet të punojë shumë për një gjygjësor tërësisht të paanshëm dhe profesional.

Ambasdori gjerman, Verner Almhofer, si kryesues i OSBE-së, në Kosovë kërkoi nga institucionet e vendit që të bëjnë më shumë punë për të krijuar një sistem gjygjësor të pavarur dhe të paanshëm, i cili është element thelbësor për sundimin e ligjit në Kosovë.

Gjatë prezantimi të raportit për pavarësinë e gjygjësorit ambasadori Almhofer tha se përkundër progresit, shqetësues mbetet fakti i kërcënimeve ndaj gjykatësve si dhe ndërhyrjet nga politika dhe palët e tjera të interesuara:

Qëllimi këtij raporti është që të ndihmojë gjygjësorin e Kosovës në trajtimin e këtyre kërcënimeve ndaj pavarësisë së gjygjësorit si dhe të përcaktojë se si OSBE dhe të tjerët mund të ndihojnë në këto përpjkekje.

Zv-kryeministri Hjaredin Kuci tha se Qeveria e Kosovës ka adresuar shumë probleme me të cilat është përballur gjygjësori duke filluar nga infrastruktura  ligjore deri te përmrsimi i ndjeshëm i pozitës materiale të gjygjtarëve. Megjitahë Kuci theksoi se ka ende punë për tu bërë si në ngritjen profesinale të gjygjtarëve dhe deri te ideja për themelimin e akademisë së drejtësisë.

Ndryshe raporti i OSBE-së, rekomandon përmirsimin e pozitës materiale të gjygjësorit, siguria më të mirë për gjygjtarët si dhe ngritjen profesionale të gjykatësve. (LajmeShqip.com)