Lajme Shqip Tuesday, 24 January 2012 18:00

Washington-SHBA-të mbështesin dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, i cili është pikë kyçe në rrugën e integrimit të Serbisë në BE, ka deklaruar zëdhënësja e State departamentit amerikan, Viktoria Nuland.

Ajo për mediet serbe ka thënë se sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, në bisedën telefonike me presidentin serb, Boris Tadiq, ka ofruar mbështetje dhe inkurajim për liderin serb për gjithë atë që është duke bërë në synimin për ta futur Serbinë në BE.

“Vazhdojmë të inkurajojmë dhe këtë sekretarja amerikane e ka thënë në bisedë, normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, pasi kjo është mirë për të dyja vendet dhe për gjithë rajonin”, ka thënë zëdhënësja e State Depertamentit.

Në pyetjen nëse Serbia meriton që në mars të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, Niland është përgjigjur se kjo është çështje e BE-së por ka shtuar se SHBA-të, ka disa dekada që mbështesin të gjitha shtetet e rajonit për të hyrë në BE.