Lajme Shqip Tuesday, 24 January 2012 15:00

Washington- Fusha magnetike e Tokës do të goditet sot nga stuhia më e fortë gjeomagnetike në gjashtë vitet e fundit, e cila mund të ndikojë në sistemin elektrik, në satelitët dhe në linjat ajrore-ka njoftuar Qendra Amerikane për Parashikimin e Motit në Hapësirë.

Stuhia gjeomagnetike është një ndërprerje e përkohshme e fushës magnetike të Tokës, ndërsa shkaktohet nga aktiviteti diellor.

Grimcat diellore pritet të lëvizin me një shpejtësi prej 2,000 kilometrash në sekondë, që është pesë herë më shumë se shpejtësia normale e tyre.

Kjo thuhet të jetë edhe arsyeja përse mund të vijë deri te pengesat në radio-lidhje. Ndikimi i stuhisë gjeomagnetike në njerëz vetëm sa ka filluar të studiohet.