Lajme Shqip Tuesday, 24 January 2012 13:00

Tiranë- Misioni i ODIHR ka deklaruar sot se do ti japë asistencë teknike komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore përmes një vizite të një grupi ekspertësh në Tirane që nis sot dhe përfundon në 27 janar.

Në një deklaratë për mediat, zyra e ODIHR, sqaroi se do të oforojë këshillim për ndryshimet e planifikuara në kodin zgjedhor që do të hartohen nga komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

 “Sipas praktikës së mirë, të pranuar gjerësisht, që ndryshimet në legjislacionin zgjedhor të paraqiten të paktën një vit përpara zgjedhjeve, ODIHR-i është i gatshëm ta ofrojë menjëherë ndihmën e tij”- tha Beata Martin-Rozumiloëicz, drejtuese e Departamentit të Zgjedhjeve në ODIHR.

Ekspertët e ODIHR gjatë qendrimit në Tiranë do të zhvillojnë takime me Kryetaren e Kuvendit, komisionin e posaçëm dhe grupin e ekspertëve teknikë të zgjedhjeve, si dhe me përfaqësuesit e partive të vogla politike, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar.