Lajme Shqip Tuesday, 24 January 2012 12:11

Serbia ka nominuar zyrtarisht ministrin e saj të Jashtëm, Vuk Jeremiç, për postin e presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Siç raportojnë mediat serbe, detyra e tij do të ishte “të planifikonte sesionin e Asamblesë së Përgjithshme, të përcaktonte rendin e ditës, të propozonte misionet paqeruajtëse, nismat ndërkombëtare e të tjera”, raporton REL.

Kandidaturën për presidencën e radhës së këtij mekanizmi duhet ta përcaktojë rajoni i Evropës Lindore.

Funksionin e presidentit aktual të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e mban përfaqësuesi i Katarit, Nasir Abdulaziz al Nase.