E keni parë videon më të fundit të Bleros, “Dance”, një klip që tregon të valëviten 17 milion euro?
Pikërisht ky klip, sipas ‘Gazetës Shqiptare’, dikush që ka dashur ta kapë ngushtë Bleron, i ka marrë paratë dhe i ka dërguar në polici për të verifikuar burimin e prodhimit të tyre.
Dhe pas verifikimeve që ka bërë policia, ajo ka kërkuar që të çensurohet klipi, pasi në imazhet e tij janë përdorur sasi të konsiderueshme kartëmonedhash të falsifikuara, imazhet e të cilit mund të joshin edhe publikun.
Edhe pse Blero është justifikuar se klipe me imazhe të ngjashme me para fallco kanë bërë edhe artistët e tjerë, policia nuk ka dhënë shpjegime, thjesht ka çensuruar pjesët pikante të klipit me imazhe kartmonedhash euro.
Tuesday, 24 January 2012 11:17