Lajme Shqip Tuesday, 24 January 2012 10:47

Vlorë – Persona të paidentifikuar kanë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm autoveturën personale të kryetarit të bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Mësohet se autovetura, tip Benz Mercedes”, që ishte parkuar pranë banesës të z. Gjika, në afërsi të Ujit të Ftohtë, është përfshirë nga flakët në rrethana ende të pasqaruara nga policia.

Nuk përjashtohet mundësia që autorët të kenë vendosur një sasi lënde eksplozive, çka ka shkaktuar shkatërrimin e plotë të autoveturës.

Ekspertët e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.