Lajme Shqip Tuesday, 24 January 2012 01:07

Beograd- Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç tha se vendimi i përfaqësuesve të serbëve në pjesën veriore të Kosovës, që në mesin e muajit shkurt, të organizojnë referendum, mund të jetë i dëmshëm për Serbinë, në mbrojtjen e interesave legjitime në Kosovë.

Mëtutje, Tadiç në Beograd tha se para Serbisë është dialgou me Kosovën, që bartë rreziqe lidhur me zgjidhjen e problemeve, dhe vlerësoi se nuk ekziston mundësia, që udhëheqja lokale të bëjë më tepër se shteti, në zgjidhjen e problemeve të popullatës serbe.

Ai ka përsëritur edhe njëherë se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovë.

“Nuk ekziston ditë kur ne nuk e mbrojmë integritetin tonë në Kosovë”, tha Tadiç.

Në këtë kuadër, ai u ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve në pjesën veriore të Kosovës, që ta mbështesin Serbinë në mbrojtjen e interesave legjitimë në Kosovë, e jo ta vështirësojnë kërë proces.