Tripoli- Ithtarët të ish-liderit libian Moamer Gadafi të armatosur rëndë ndërmorën kontrollin ndaj qytetit Bani Valid, i cili gjendet në jugperëndim të Tripolit luftime gjatë të cilave janë vrarë pesë ish-kryengritës, deklaruan përfaqësuesit lokal.
“Ithtarët e Gadafit e kontrollojnë tërësisht Bani Valid”, deklaroi M’Barek al Fotmani, i cili gjendet në bazën e ish-kryengritësve, të rrethuar nga ithtarët e Gadafit.
Janë vrarë pesë revolucionarë, midis të cilëve edhe komandanti i brigadës së sulmuar nga ithtarët e Gadafit, ndërsa 30 persona janë plagosur.
Këto janë përleshjet më të ashpra në Bani Valid, i cili është ish-bastion i Moamer Gadafit, pas “çlirimit” të Libisë në muajin tetor të vitit të kaluar pas tetë muajve kryengritje të përgjakshme kundër regjimit të Gadafit.
Tuesday, 24 January 2012 01:00