Tiranë-Kryeprokurorja Ina Rama, gjatë një konference për shtyp, ka konfirmuar tre urdhër-arrestet për Ndrea Prendin dhe shoferin e tij, si dhe shefin e IT-së së Kryeministrisë.
Rama ka thënë se FBI-ja ka mundur që të provojë se nga pistoleta e Prendit, ka dalë plumbi që ka vrarë protestuesin Faik Myrtajn. Ajo ka thënë gjithashtu se Policia e Tiranës nuk ka mundur dot që të vërtetojë nëse dhuna e 21 janarit ishte e organizuar, por pavarësisht kësaj, ka urdhëruar hetimin e tre deputetëve socialistë.
“Nga aktet balistike të kryera si nga Tirana, ashtu dhe nga FBI, ekzsiton dyshimi se nga arma e Ndrea Prendit, një pistoletë, janë reëzliaur 11 qitje në drejtim të turmës. Një prej qitejes së Ndrea Prendit ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj. Ky person, duke përfituar nga detyra që mban, ka ndërruar tytën e pistoletës së tij, me tytën e vartësit të vet, Marin Kume, që u arrestua. Modifikimet e armës së tij janë provuar nga ana e FBI-së. Kjo është edhe arsyeja që Marin Kume, shofer i Prendit, do të ndiqet penalisht, pasi ka penguar hetimin, duke qenë se Prendi ka ndërruar tytën e armës së tij me të.
Ndërkohë, shefi i IT-së së Kryeministrisë, ka kopjuar të dhënat e Kryeministrisë, duke i hedhur në një pajisje tjetër. Bëhet fjalë për filmime të cilat nuk janë vënë në dispozicion të prokurorisë, të cilat janë fshirë. Kasaj ka fshirë të gjitha filmimet e 21 janarit dhe për këtë arsye është kërkuar arrestimi i tij.
Veprimet e këtyre personave konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe për këtë arsye kemi kërkuar “arrest me burg”. Por, gjykata ka vendosur që t’i lërë ata në “arrest shtëpie”.
Prokuroria është duke hetuar nëse veprimet e dhunshme më 21 janar kanë qenë të organizuara dhe nëse po, cilët janë personat organizatorë. Për këtë detyrë janë ngarkuar punonjësit e Policisë së Tiranës. Këta të fundit, pas hetimeve të tyre, kanë thënë që të pezullohen hetimet, pasi nuk është mundur të verifikohet nëse dhuna e 21 janarit ka qenë e organizuar.
Pavarësisht kësaj, prokuroria kërkon që të vazhdohen hetimet, nëse veprimet e dhunshme të 1 janarit kanë qenë të organizuara.
Për këtë arsye, prokuroria kërkon që të hetohen disa deputetë, të cilaët dyshohen se kanë përgjegjësi për veprimet e dhunshme.
Deputetët Besnik Bare, Tom Doshi dhe Taulant Balla, dyshohen si organizatorë dhe për këtë arsye prokuroria ka kaëkuar marrjen e masave ndaj tyre.
Monday, 23 January 2012 17:35