Lajme Shqip Monday, 23 January 2012 15:37

Marrëdhënia dhe komunikimi me fëmijët, sado i këndshëm që është, është edhe tepër i vështirë.

Fëmijën në bisedim nuk duhet ta krahasoni me askënd tjetër, mos e mashtroni por ofrojini përkrahje dhe jepini guxim.


Raporti me fëmijën është i shenjtë dhe duhet të keni kujdes që kurrë të mos përdorni fjalë fyese me të cilat mund ta lëndoni. Më poshtë po ju tregojmë disa shembuj, shprehje të cilat nuk duhet t’ia drejtoni kurrë fëmijës suaj.

1. “Pse nuk je si…?”

Njërin fëmijë ju e keni shumë të urtë dhe të sjellshëm, ndërsa tjetrit gjithmonë duhet t’ia kujtoni detyrimet e tij. Kurrë mos i krahasoni fëmijët me njëri-tjetrin, pasi në këtë mënyrë do të rrisni rivalitetin mes tyre, madje mund edhe të marrin inat njëri-tjetrin. Çfarë duhet të bëni në këtë rast? Në vend që ta krahasoni me dikë, i sqaroni çfarë doni nga ai.

2. “Pse po sillesh si një foshnje?”

Fëmija juaj shtatë vjeç dhe sillet si një pesë vjeçar, por me këtë fjalë do të ndihet i lënduar dhe do të sillet si i ofenduar.
Çfarë duhet të bëni: Reagimi i drejtë do të ishte: “E di se ke dëshirë të shikosh filma të animuar para gjumit, por nëse vazhdon të sillesh kështu…”

3. “Pse je gjithmonë i predispozuar të vishesh kështu pa shije?”

Kur del me shoqërinë e tij, lëreni të vishet si të dojë, por nëse del me ju në darkë, duhet të dijë si të vishet.
Çfarë duhet të bëni: Fëmijët duhet mësuar se rastet e veçanta kërkojnë edhe veshjen e veçantë.

4. “Ti kurrë nuk do të mësohesh!”

Mos e lëndoni fëmijën duke i treguar se ai nuk është i zoti të bëjë asgjë. Në vënd të saj i tregoni se është normale të bëj gabime dhe se me kohë do të mësohet ta bëj.

5. “Si mund të jesh kaq budalla?”

Gjatë edukimit të fëmijës është me rëndësi që fëmija të fitojë vetëbesimin. Një fjali e tillë vetëm mund t’a lëndojë. Çfarë duhet të bëni: Në vënd që t’a detyroni të mendoj për veprimin e tij, i tregoni si t’a bëjë në mënyrën e duhur.

6. “Ndonjëherë pendohem që të kam lindur!”

Kur i thoni diçka të tillë fëmijës suaj, ai do ta kuptojë si: “Ti nuk e meriton dashurinë time! Unë nuk të dua”. Fëmija do ta mbaj mirë mend këtë fjali, e ndoshta edhe ta kujtojë deri kur të rritet.
Çfarë duhet të bëni: Në vënd të saj thojini: “Ndonjëherë me të vërtetë më mërzit.”

7. “Më lër të qetë!”

Të gjithë prindërit kanë nevojë për pak pushim nga fëmijët për t’i kryer detyrimet e veta, por nëse e përzini, fëmija do të ndihet i padëshiruar.
Çfarë duhet  të bëni: Nëse e përfshini fëmijën tuaj në punët tuaja, ai nuk do të kërkoj vëmendjen tuaj për një kohë të gjatë. Fjalinë “Unë të dua shumë, por tani jam shumë e zënë “fëmija juaj do ta kuptoj më së miri.

8. “Mbylle!”

Me këtë fjalë fëmijës i bëni të ditur se nuk ju intereson mendimi i tij.
Çfarë  duhet të bëni: Mundohuni ta qetësoni me fjalët: “Qetësohu!” Nëse kjo nuk ndikon, atëherë i thoni të shkoj në dhomën  e tij. Nëse dëshironi që fëmija të jetë i kuptueshëm bëhuni edhe ju të kuptueshëm ndaj tij. Fëmijët mësojnë nga shembujt.

9. “Bëje këtë, përndryshe…”

Kërcënimet e thata, do ta rrënojnë autoritetin tuaj. Fëmija do t’ju provokoj edhe më shumë me sjellje të këqija.
Çfarë  duhet të bëni: Më mirë është që, nëse nuk ndalet t’ia ndaloni lojën pas darkës. Por, duhet të jeni të vendosur.

10. “Nëse tani nuk vjen, do të lë dhe do të shkoj.”

Mos luani me frikën e fëmijës tuaj se do të braktiset. Prindërit duhet të jenë strofulla e sigurt, tek e cila fëmijët do të ndihen më të sigurt.
Çfarë  duhet të bëni: Këtë sjellje të tij me siguri e ka shkaktuar ndonjë mosmarrëveshje mes jush më herët. Nëse e keni lënduar fëmijën tuaj, i thoni se ju vjen keq dhe i sugjeroni të vazhdoni rrugën. (LajmeShqip.com)