Prishtinë-Kosova ka miratuar kornizën ligjore antikorrupsion.
Por raportet ndërkombëtare në vazhdimësi tërheqin vërejtjen për një luftë më të ashpër që duhet bërë në këtë drejtim.
Arben Gashi, udhëheqës i komisionit për legjislacion në Kuvend të Kosovës thote se teknikisht korniza ligjore është në rregull por ai fajëson sistemin në mos zbatimin e këtyre ligjeve.
Edhe nga Instituti Demokratik i Kosovës thonë se problemin e shohin tek moszbatmi i këtyre ligjeve sepse ndryshimet dhe plotësimet e shpeshta që u bëhen këtyre ligjeve zvarrisin procesin e kompletimit të kornizës antikorrupsion.
Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit Kundër Korrupsionit për vitin 2012-2016. me këtë strategji qeveria synon të luftojë korrupsionin në të gjitha nivelet qeverisëse.
Sipas kryeministrit Thaçi lufta kundër korrupsionin është ndër objektivat dhe prioritetet e para të qeverisë edhe për këtë vit. (LajmeShqip.com)
Monday, 23 January 2012 15:30