Lajme Shqip Monday, 23 January 2012 10:20

Bruksel-Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të BE-së bisedojne sot ne Bruksel për situatën e Ballkanit Perëndimor, e posaçërisht për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në rend të ditës është parashikuar fillimisht prezantimi i raportit te Përfaqësueses së lartë të punëve të jashtme dhe sigurisë Kethrin Eshton për rezultatet e deritanishme nga dialogu Prishtinë – Beograd dhe për situatën e Kosovës.

Në takimin ministror gjithashtu do të diskutohet për situatën në Iran dhe do te shqyrtohet vendosja e sanksioneve ndaj këtij vendi.

Rreth pasdites Eshton do të mbajë edhe një konferencë për shtyp lidhur me konkluzionet e këtij takimi ku padyshim pritet të jepet një mesazh edhe për dialogun Prishtinë-Beograd dhe raportet mes dy vendeve. (LajmeShqip.com)