Lajme Shqip Monday, 23 January 2012 09:30

Tiranë- Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç, nis të hënën një vizitë zyrtare dyditore në Tiranë, i ftuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Sipas një njoftimi për shtyp, axhenda zyrtare e Presidentit kroat parashikon bisedime mes dy presidentëve, nënshkrim të një marrëveshje dypalëshe mbi njohjen reciproke të lejeve të drejtimit dhe më pas konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti Josipoviç do të takohet me kryeministrin Sali Berisha, me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Gjithashtu, Presidentit kroat do të japë një leksion në Universitetin e Tiranës, si dhe do të zhvillojë vizita në qytetin e Durrësit dhe në Kalanë e Krujës. (LajmeShqip.com)