Prishtinë- Në raportin prej 676-faqesh, organizata “Hjuman Rajts Uoç” ka vlerësuar përparimin e të drejtave të njeriut gjatë vitit të kaluar në më shumë se 90
vende të botës.
Raporti dokumenton abuzime me të drejtat e njeriut në mbarë botën. Sa i përket Kosovës, raporti vlerëson se situata e të drejtave të njeriut ka shënuar përmirësim të vogël gjatë vitit 2011.
Sistemi i drejtësisë, sipas këtij raporti, mbetet i dobët, me gjithë përpjekjet për të ndjekur penalisht individë të dyshuar për korrupsion dhe për krime lufte.
Zgjedhjet e përgjithshme të dhjetorit 2010 nuk kanë shënuar ndonjë incident të dhunshëm, por janë dëmtuar nga parregullsitë që i kanë bërë vëzhguesit ndërkombëtarë t’i vënë në pikëpyetje rezultatet, thuhet në raport.
Po sipas tij, komuniteti rom, ashkali dhe egjiptas mbetet i margjinalizuar dhe i cenuar nga diskriminimi. (LajmeShqip.com)
Monday, 23 January 2012 07:30