Lajme Shqip Sunday, 22 January 2012 19:50

Uashington- Administrata e SHBA-së është e gatshme t’u ndihmojë Kosovës dhe Serbisë në normalizimin e marrëdhënieve bilaterale, deklaroi sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton gjatë bisedës telefonike me presidentin serb, Boris Tadiç.

Sekretarja Klinton iu drejtua presidentit Tadiç që ta shqyrtojnë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë para debatit në Bashkimin Evropian, lidhur me inkuadrimin e Serbisë në BE, të caktuar për në mars, theksohet në kumtesën e Departamentit Shtetëror.

Në kumtesë nënvizohet se “në këtë kontekst sekretarja amerikane e shtetit i bën thirrje Serbisë të vazhdojë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe e konfirmoi gatishmërinë e SHBA-së t’u ndihmojnë të dyja palëve” në këtë proces. (LajmeShqip.com)