Tiranë:- Kreu i Partisë Socialisite, Edi Rama në fjalën e mbajtur të dielën, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kërkoi hetim të thellë të ngjarjes së 21 janarit, duke theksuar se “prokuroria duhet të vendosë përpara drejtësisë të gjithë përgjegjësit e 4 vrasjeve”. 
“Shpreh mirënjohje ndaj SHBA dhe ndaj ambasadori Arvizu për angazhimin këmbëngulës të një hetimi të thellë të ngjarjes së 21 janarit dhe për të zbardhur 4 vrasjet. Gjithashtu i kërkojmë Prokurorisë e cila bazuar mbi të gjitha provat dhe falë mbështetjes së ekspertizës botërore ti shkojë deri në fund çështjes së drejtësië për 21 janarin. Për interesin kombëtar dhe publik në funskion të një shteti të mirëfilltë të së drejtës ne nuk jemi të interesuar të dalë në dritë vetëm dora e ekzekutuesve por të vihen përpara drejtësisë edhe urdhëruesit e tyre” theksoi Rama.
Duke e vleresuar programin e PS si të vetmen rrugë për shpëtimin e vendit nga kriza, per vendosjen e konkurences se lire dhe rrugën e vendit drejt Evropes, kreu i PS-se, Edi Rama ka kërkuar nga deputetet te ndajnë pergjegjesite dhe te nisin rrugën e programit qytet më qytet dhe fshat më fshat.
“Komunikim me qytetarët dhe çdo grup interesi për alternativën që ne kemi për një rilindje shqiptare, programi ynë i kongresit nuk është fjala e fundit, por hapi i parë që duhet të pasohet nga hapat që do hedhim në drejtim të qytetarëve”- tha ai.
Rama parashtgroi alternativën, “t’i japim fund padrejtësisë, duke nisur nga eliminimi i taksës së sheshtë që i ngarkon njësoj të gjithë me detyrimet e shtetit, por rëndon ata që fitojnë më pak”.
Ne fjalen e tij, ai dekalroi se programi kërkon një zbërthim të gjithë tezave të guximshme për të ndërtuar politika të reja që priren drejt ndryshimesh radikale, por kërkon kontributin e të gjithëve, e cdo shqiptari të interesuar për ribashkimin e Shqipërisë me Evropën, duke marrë frytet e kësaj Shqipërie këtu.
Më heret, mbledhja e Asamblese eshte paraprire nga kryesia e saj, që përcaktoj edhe axhenden e punimeve te sotme.
Sunday, 22 January 2012 16:22