Ajo është quajtur si një nga femrat më të bukura në botë, po për këtë Sharon Stone ka patur momente pasigurie. Aktorja 53-vjeçare në një intervistë për revistën AARP ka rrëfyer për eksperiencën e saj pas diagnostikimit me hemorragji në tru një vit më parë.
“Kur kam dalë nga spitali kam patur humbje të kujtesës afatshkurtër dhe afatgjatë. Këmbën e majtë, pjesën e poshtme, e kisha të mpirë. Nga veshi i djathtë mezi dëgjoja. Gjysma e fytyrës sime ishte shtrembëruar… Mendova se nuk do të mund të isha më e pashme!” ka thënë ajo.
Por fatmirësisht, për të kanë qënë pasoja kalimtare dhe sot ajo është më e bukur, ku bukuria natyrale e moshës e bëjnë akoma edhe më të bukur.
Në intervistë Sharon ka rrëfyer se gjatë 10-vjeçarit të fundit ajo ka pësuar dy dështime, të cilat e çuan drejt ndarjes me Phil Bronstein në vitin 2004, gjithashtu edhe se ka humbur kujdestarinë e djalit të tyre që sot është 11-vjeç.
Por pavarësisht vështirësive që ka kaluar në jetë, ajo sot ndihet më e sigurtë për pamjen, familjen dhe karrierën e saj. Ajo gëzon kujdestarinë e dy fëmijëve të tjerë, 6 dhe 5 vjeçarë, të cilët i kanë falur lumturinë edhe pas ditëve të vështira të operimit.
“Vitet e fundit jam marrë me çështje bamirësie, por fëmijët e mi janë përparësia ime. Skena e Hollivudit nuk është më një prioritet dhe as më shumë të qënit e pëlqyer dhe marrja e roleve të reja. Sot e njoh veten time më mirë se asnjëherë tjetër, e di çfarë dua dhe jam shumë dakord me njeriun që jam.” (LajmeShqip.com)
Sunday, 22 January 2012 11:30 