Përpara se të pranoni një takim të dytë me një mashkull, jini e kujdesshme që ai të mos hyjë tek kjo kategori meshkujsh, sepse nuk do të jeni e lumtur me të nëse krijoni një marrëdhënie stabël. Sinjalet e një mashkulli të tillë mund t’i dalloni si më poshtë:
1. Mashkulli që nuk mund ta besojë që zgjodhe pikërisht atë.
Këto tipe meshkujsh që e përsërisin shpesh këtë fjali, të bëjnë me të vërtetë të mendosh nëse ke bërë mirë që e ke zgjedhur.
2. Mashkulli që është i varur pas së ëmës.
Nëse bukuroshi yt insiston se nuk mund të marrë asnjë vendim pa diskutuar me mamanë e tij, atëherë më besoni që ai nuk është pretendenti i duhur për ju.
3. Mashkulli superhero.
Mashkulli që do të luaj rolin e superheroit dhe se kërkon të shpëtojë një femër të thjeshtë… Ju garantojmë se këto tipe meshkujsh pas disa muajsh do të kthehen në meshkuj shumë të mërzitshëm.
4. Mashkulli që i mban në distancë miqtë e tij nga ju.
Ky tip mashkullit që refuzon që t’ju prezantojë juve si të dashurën e tij tek miqtë e tij, përfundimisht nuk bën për ju, pasi qartazi nuk është i gatshëm për diçka më serioze.
Do të ishte mirë që t’ia evitonit vuajtjet vetes suaj duke ndjekur këshillat tona të thjeshta. (LajmeShqip.com)
Sunday, 22 January 2012 09:40 