Lajme Shqip Sunday, 22 January 2012 10:00

Abuxha- Të paktën 160 persona humbën jetën në gjashtë shpërthimet e djeshme në qytetin e dytë nigerian për nga madhësia Kanou, për të cilat përgjegjësinë e ndërmori grupi islamik “Boko Haram”, njoftuan sot agjencitë botërore, duke iu referuar raportuesve të saj.

Sipas tyre, në morgun në Kanou ndodhen të paktën 160 trupa të viktimave, prej të cilëve pjesa më e madhe janë me plagë nga armë zjarri.

Në mesin e të vrarëve është edhe një gazetar i stacionit privat “Çenels televizhën”, njoftuan mediat amerikane. “Çenels televizhën” kumtoi se raportuesi i saj nga Kanou, Enenke Akogu është vrarë derisa ka raportuar dje për sulmet.

Në ndërkohë, Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve kumtoi se redaktori Hensok Hallall nga radio stacioni “Hajland FM” në qytetin Xhosh, në pjesën qendrore të Nigerisë, të enjten është gjetur i vdekur.

Përgjegjësinë për sulmet e ndërmori grupi islamik “Boko Haram”, i cili kohëve të fundit i sulmoi përfaqësuesit e pushtetit, krishterët dhe ithtarët e kulteve afrikane të cilët jetojnë në veriun mysliman të vendit. (LajmeShqip.com)