Lajme Shqip Saturday, 21 January 2012 15:50

Washington – I dërguari amerikan në Kabul, Marc Grossman tha sot se Washingtoni i mbështet negociatat për paqe me kryengritësit talibanë.

Pas arritjes në Kabul, përmes një deklarate, Grossman tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme që të ndihmojnë në çfarëdo mënyre procesin e pajtimit afgan, për të gjetur një përfundim paqësor të këtij konflikti.

Vizita e Grossman vjen disa javë pasi talibanët lajmëruan se e kanë në plan hapjen e një zyre politike në Katar, para fillimit të bisedimeve me Washingtonin, me qëllim të përfundimit të konfliktit civil 10-vjeçar në Afganistan.